Agim Morina
Fondacioni për përparimin dhe promocionin e vlerave kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Sllavko Janevski”, përçdo vjet zgjedh “Romanin e vitit”!
Ashtu ndodhi edhe këtë vit!
Që në fillim dua të theksoj se Maqedoninë e Veriut asnjiher nuk e kam ndje si shtet serioz, multietnik dhe të barabart për të gjithë qytetarët! Përçdo ditë, me ate që e shof dhe e dëgjoj, jam i bindur në ate se jam në të drejtë.
Mbeta pa fjal kur i lexova kushtet për të konkuruar!!! Në konkursin mund të marin pjes vetëm romane të shkruar në gjuhën maqedone?
Dua ti përkujtoj organizatorët të konkursit se multikulturalizmi nuk njeh ndarje! Nëse duam të promovojmë një shoqëri për të gjithë, gjëra të tilla nuk duhet toleruar!
Multikulturalizmi si fenomen shoqërorë ndoshta në botë ka dështuar, por në Maqedoninë tonë ende promovohet si vlerë dhe aritje më të lartë të Demokracionit.
Maqedonia e Veriut dhe në veçanti shkrimtari Sllavko Janevski, autori i romanit të parë të shkruar në gjuhën maqedone: ”Sello zad sedumte jaseni”, nuk do të ishin pajtuar me kushtet e këtij konkursi! Jam i sigurtë se nuk është gabim nga organizatorët, por ndarje e popullatës dhe gjuhave që janë në përdorim në Maqedoninë e Veriut.
Jam Shqiptarë dhe shkruaj në gjuhën time shqipe! Kujt i pengon dhe pse të ndihem i diskriminuar? Është e qartë se jam i diskriminuar! Kudo të ishte ndodhur një ndarje si kjo, po mos të ishte në kulturë, nuk do të reagoja! Shoqëritë multietnike bazohen , apo duhet të bazohen në multikulturalizmin! Vitin e kaluar kam botuar romanin “Bora e zezë” dhë sinqerisht doja të konkuroj në këtë konkurs! Nuk më intereson ana materijale, po thjesht doja të prezentoj veprën time! Paramendoni si ndihesha kur kuptova se nuk kam drejt konkurimi?!
Ajde mos të habitem shum po të kuptoj realitetin!
Me këtë rast dua të paralajmëroj, personalisht unë, regjistrimin e një fondacioni që do të promovon romane të shkruara vetēm në gjuhen shqipe nga autor Shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Maqedonin e Veriut!
Aq nga multikulturalizmi!