Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila rikonfirmoi vendimin e Shkallës së Parë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Ndërkaq ai u shpreh optimist, duke thënë se nuk kanë humbur shpresat.
Gjokutaj tha se nuk mund të ecet më në këtë mënyrë, ku opozita po futet në burg.
Genc Gjokutaj: Gjykatat e Apelit është njësoj si GJKKO në mos më keq. Nuk ka ndonjë çudi, bëmë 6 orë gjyq me të gjitha parametrat e një procesi shpjegues. Prokurorët bën një replike që s’kishte lidhje me objektin Mbrojtja jonë ishte proceduriale, duke i shpjeguar gjykatës që fillohet nga masat me të lehta deri te ato më të rënda…Vendimi i shkallës së parë dhe gjykatës apelit janë të paarsyetuar dhe në kundërshtim me të gjithë parametrat…Nuk i kemi humbur shpresat, por nuk mund të vazhdohet në këtë formë, e gjithë opoztia në burg.