NGA EDUARD HALIMI
Vendimi i sotëm i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në çështjen Selimi kundër Shqipërisë është një ndër vendimet më të rëndësishme të dhëna kundër Shqipërisë lidhur me procesin e vetingut. Pas vendimit “Cani vs Albania” të cilin e përfaqësova vetë ne Strasburg ky vendim krijon standarde të reja, vendos detyrime për shtetin, dhe sjell pasoja të gjera juridike, institucionale dhe krijon një efekt zinxhir për rastet e tjera.
Eduard-Halimi-vetingu-e1634370789133
1. Vendimi prek themelet e procesit të vetingut në KPK dhe KPA dhe gjen shkelje direkte dhe të rëndë të nenit 6/1 të KEDNJ!
E verteta është se procesi i vetingut është ndërtuar mbi idenë se:
– informacioni sekret,
– të dhënat nga aleatët,
– dhe dokumentet e klasifikuara
mund të përdoren pa ia zbuluar gjyqtarit apo prokurorit. Ato mund ti shihnin/shohin vetëm ata, më shquarit e drejtësisë, antarët e KPK/KPA dhe kurrë gjyqtari dhe prokurori.
GJEDNJ në këtë vendim thotë qartë se kjo praktikë shkel rëndë të drejtën për një proces të drejtë nëse gjyqtarit nuk i bëhet i njohur “thelbi i akuzave”.
Rëndësia e këtij konstatimi prek vetë mekanizmin bazë të vetingut deri më sot, sidomos pjesën e kontrollit të pastërtisë së figurës. Ky vendim sjell efekt zinxhir për rastet e përfunduara deri me sot. Nga ana tjetër për ato pak raste që janë në trajtim, nëse praktika e mos-deklarimit të provave nuk ndryshohet, Shqipëria mund të përballet me një sërë çështjesh të tjera fituese kundër saj.
2. Vendimi vendos një standard të ri: gjyqtari duhet të njoftohet për faktet thelbësore. E kundërta është shkelje e rëndë dhe direkte e nenit 6/1 të KEDNJ
GJEDNJ konstatoi se Selimi:
– nuk u informua për asnjë element konkret të akuzave për korrupsion,
– nuk iu tregua koha, vendi, personat apo mënyra e kontakteve të papërshtatëshme,
– nuk kishte asnjë mundësi reale të kundërshtonte provat.
GjEDNJ konstaton se:
Edhe pse KPK/KPA mund të përdorë informacione sekrete, por jo kurrë nuk ka të drejtë të fshehë faktet themelore nga subjekti.
Ky arsyetim i GJEDNJ ka një rëndësi thelbësore për KPA e cila urgjentisht duhet të modifikojë mënyrën si përdoren informacione nga partnerët, duke siguruar të paktën një përmbledhje të fakteve për gjyqtarin/prokurorin. Nëse jo, procesi rrezikon të shpallet në kundërshtim sistematik me Konventën.
Nga ana tjetër të gjithë ata gjyqtarë/prokurorë që janë trajtuar njëlloj si z.Selimi kanë rastin të përdorim efektin zinxhir të konstatimeve dhe ti drejtohen GJEDNJ.
3. Vendimi godet Vettingun për shkelje direkte dhe të rëndë të jetës private dhe forcon standardet e pavarësisë së gjyqësorit
GJEDNJ thekson se shkarkimi i një gjyqtari nuk është një masë administrative e thjeshtë, por një akt me pasoja të rënda mbi:
– karrierën,
– reputacionin,
– jetën private,
– pavarësinë institucionale të gjyqësorit.
Rëndësia e këtij vendimi është konstatimi për herë të parë se vettingu ka goditur në këto raste jetën private të gjyqtarit/prokurorit dhe ky mund të përdoret edhe nga aplikantë të tjerë.
Ky vendim rikujton detyrimin e shtetit për të trajtuar gjyqtarët me standarde të forta procedurale, sidomos kur bëhet fjalë për shkarkim. Ai rrit pritshmëritë që Shqipëria të garantojë një proces formal më të drejtë e të mbrojtur. Ky argument për herë të parë mund të përdoret në raste analoge nga aplikantë të tjerë
4. Vendimi mund të sjellë rishikime të vendimeve të vetingut në efektin zinxhir.
Është fakt se shumë prej vendimeve të vetingut:
– janë bazuar në informacion të padeklasifikuar,
– informacione të dhëna me kusht nga DSIK apo SHISH,
– ose dokumente që nuk iu janë dhënë subjekteve.
– Informacione që shpesh janë përdorur për presion edhe për ata që kanë kaluar vettingun.
Vendimi “Selimi vs Albania” krijon bazën ligjore që: subjekte të tjerë të kërkojnë rrishikim, të ankimojnë në GJEDNJ,
Në përfundim vendimi i sotëm i Strasburgut ka ndikim të thellë në sistemin e Vettingut. Ai është i rëndësishëm për disa arsye:
vendos standarde të reja për transparencën në veting
kërkon rregullime procedurale dhe ligjore
garanton më shumë të drejta për gjyqtarët dhe prokurorët
ndikon në marrëdhëniet e sigurisë me partnerët e huaj
rihap debatin për ecurinë e vetingut pas 7 vitesh zbatim dhe krijon efekt zinxhir për aplikantët e rinj.
Ky vendim është një nga sinjalet më të forta që GJEDNJ ka dërguar ndonjëherë ndaj Shqipërisë në fushën e vettingut!


