Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Korçë ka pezulluar nga puna 3 punonjës të Policisë Kufitare në Pogradec, pasi dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën e tyre dhe të kenë falsifikuar dokumente.
Janë pezulluar nga detyra oficerët si mëposhtë:
- N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
- Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
- Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë
Sipas njoftimit të AMP-së, këta punonjës, me datë 28 dhjetor 2024, kanë konstatuar dy shtetas , të cilët po kryenin peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit. Oficerët nuk ndërmorën masa për këta dy punonjës, duke shkelur kështu detyrën, me dyshime se kanë marrë përfitime mbrapsht.
Ndaj oficerëve rëndojnë dy akuza “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
NJOFTIM
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë
Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Korçë, pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime, kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.