Ambasada e SHBA në Tiranë ka përgëzuar 33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit për përfundimin me sukses të kursit të 12-të të Hetimit të Krimeve – një program i avancuar, që synon forcimin e kapaciteteve hetimore në vend.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnimin e Hetimeve Penale (ICITAP) të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
“Përmes këtij trajnimi rigoroz, policia shqiptare po rrit aftësitë për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
Postimi i Ambasadës
Urime 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar që përfunduan me sukses kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve, një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Përmes këtij trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë.