Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, e ka quajtur vrasjen e Astrit Deharit, si vrasje e dyfishtë.
“Kur të vrasësh dikë, dhe ta etiketosh si vetëvrasje. Kjo është vrasje e dyfishtë”, është shprehur Aliu.
Kandidati për deputet tha se përveç vrasjes, krimi ka vazhduar të ndodhë edhe pas saj.
“Krimi ka vazhduar të ndodhë edhe pas vrasjes, duke thënë se Astriti ka bërë Vetëvrasje”, ka thënë Aliu.
Aliu gjithashtu premtoi se me ardhjen e VV’së në pushtet, sistemi i drejtësisë do të çlirohet.
“Ne do të çlirojmë sistemin e drejtësisë dhe nuk do të ndërhyjmë në të. Kjo punë duhet të bëhet me ekspertë të fushës”, shtoi Aliu.




