Forcat e reja politike, “Nisma Thurje” e Endri Shabanit gjithashtu edhe “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, janë bashkuar sot para SPAK në shenjë soliditeti për ketë institucion pas arrestimit të Erion Veliajt, në dyshimet të veprës penale të korrupsionit dhe të pastrimit të parave.
Lapaj tha se ka nje aleancë të ndyrë kunder SPAK dhe ligjit.
“Këtu ka një aleancë të ndyrë kundër ligjit, një aleancë të egër kundër ligjit. Për këtë arsye në shenjë simbolike ne jemi këtu për t’i dhënë kurajo çdo njeriu të ligjit që shoqëria nuk i lë vetëm. Duhet të ndërtojmë një shtet, ku njerëzit të përballen me ligjet.
As nuk linçohen njerëzit, por as nuk linçohet drejtësia. Në çdo rast duhet që njerëzit të përballen me institucionin. Duhet të ndërtojmë institucione. Nuk mundet që institucionin ta sulmosh kaq egër”, tha Adiatik Lapaj.