Një alarm për eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si 15-katshi, në qendër të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, në zonë është konstatuar një çantë e dyshimtë, e cila ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të lëndëve eksplozive.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë thirrur njësinë antieksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme.
Mësohet se çanta është hapur dhe brenda kanë rezultuar vegla pune
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e çantës apo nëse bëhet fjalë për një rrezik real, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.


