Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së qytetit të Sarandës. Arma, e llojit pistoletë “TT”, është konstatuar nga tre fëmijë të mitur teksa po luanin në vendin e quajtur “15 Katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.
Sipas informacioneve paraprake, arma e zjarrit ndodhej e futur në një çantë dore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën.
Policia po punon për identifikimin e personit që ka hedhur armën e zjarrit në rrugë, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

