Panik pa arsye duket se ka qenë ngjarja e kësaj të hëne në Vlorë, ku fillimisht u dyshua se një pako e zezë, e gjetur në zonën e “Plazhit të Vjetër” ka qenë eksploziv me telekomandë.
Shqrbimet xheniere u nisën me urgjencë për në Vlorë pas pikasjes së pakos në fjalë, ku bënë edhe shpërthimin e kontrolluar të objektit, mes frikës dhe masave të rrepta se sendi mund të rrezikonte jetën e qytetarëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një pako të vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët ju bëjmë me dije se:
Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri.
Pasditen e sotme, qytetarët pikasën rastësisht pakon e dyshimtë. Ata njoftuan shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilët vendosën perimtetrin e sigurisë larg objektit të rrezikshëm.
Dyshohet se pakoja mund të ketë rënë nga ndonjë automjet që ka qenë duke lëvizur në zonë. Fatmirësisht, nuk ka pasur as viktima as të lënduar.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



