Një 34-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të bashkisë së Athinës për mirëmbajtjen e qytetit.
Mbrëmjen e së shtunës personi në fjalë dhe dy të tjerë rrahën barbarisht punonjësin, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Sipas informacioneve, duket se autori është person i njohur për autoritetet, pasi duket se ka një të kaluar të rëndë kriminale.
Sipas mediave greke, 34-vjeçari me origjinë shqiptare është akuzuar 17 herë të tjera në të kaluarën. 17 herë është ngritur padi penale kundër tij nga viti 2000 deri në vitet 2022-2023 për një sërë veprash penale.
Sulme, drogë dhe përdorim armësh
Në vitin 2000 34-vjeçari është akuzuaar për vjedhje, në vitin 2001 përsëri për vjedhje, në vitin 2004 dhe 2005 për raste të njëpasnjëshme vjedhjeje, në vitin 2010 dhe 2011 për drogë, në vitin 2012 për grabitje, në vitin 2013 dhe 2014 për raste të dallueshme vjedhjeje dhe vjedhjeje të automjeteve me rrota, në vitin 2013, 2014 dhe 2016 katër herë të tjera për trafikim të drogës, në vitin 2021 për veprën penale dhunë në familje, kërcënime dhe fyerje, në vitin 2022 për dëmtime trupore, armëbajtje pa leje, dhe plagosje me armë zjarri.
Hetimet e Policisë Greke për gjetjen e 34-vjeçarit janë duke vazhduar. Deri më tani, janë kontrolluar shtëpi të ndryshme në Athinë por pa rezultat, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia që ai të jetë arratisur në Shqipëri.