Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi dhe tashmë po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara.
Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve.
Banorët e zonës janë të alarmuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.