Sekretari i Partisë së Lirisë ka reaguar në rrjetet sociale pasi Gjykata e Tiranës id ha të drejtë News 24 kundër shoqërisë KAYO e cila me ane të ushtrisë dhe policisë bastisi zyrat e News 24 dhe Focus Media Group.
Blushi thekson se ato ishin akte të paligjshme, ndërsa SPAK duhet të veprojë për të marrë të pandehur kryeministrin Rama dhe drejtuesin e shoqërisë KAYO që drejtoi aksionin ndaj News 24, Ardi Veliu.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës konfirmon zyrtarisht atë që kemi denoncuar që në ditën e parë: ndërprerja e sinjalit të News24, nxjerrja me dhunë e gazetarëve nga godina, pushtimi i saj nga forcat policore e ushtarake, si dhe sekuestrimi i pajisjeve dhe materialeve sensitive të reporterëve, ishin akte haptazi të paligjshme.
Tani që gjykata ka dhënë verdiktin, pyetja e vetme është: Çfarë pret SPAK për të ngritur akuzë dhe për t’i marrë në përgjegjësi penale “KryeKambalen” dhe “Kambalen” për këtë krim të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe vetë demokracisë?!