Pas arrestimit të hetuesit për Krime Ekonomike, Lavdim Osmanit, mësohet se është arrestuar edhe një kolegë i tij nga Ipsektoriati i Kosovës.
Aktualisht raportohet se edhe një tjetër hetues është arrestuar me arsyetimin e dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Gazeta Express ka raportuar lidhur me arrestimin e Osmanit.
Arrestimin e Osmani e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Aksioni i arrestimit është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa mësohet se Osmani ka qenë udhëheqës i Krimeve Ekonomike për Prishtinën.
Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve, sipas Insajderit.
Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.
Gjithashtu, thuhet se Osmani është djalë i tezës së drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu.