Edhe një tjetër aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, te fshati Shupkovcë.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/



