Mëngjesin e sotëm dy automjete pësuan aksident në autostradën Thumanë-Tiranë, ku për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i një prej makinave në moshën 60 vjeçare.
Punimet në këtë rrugë dyshohen të jenë shkak për ndodhinë e aksidentit.
Raportohet se firma Gener 2 po kryente punime për rikonstruksionin e aksit, pasi janë shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.
Në vendin ku është shënuar aksidenti, po asfaltohet një pjesë e një korsie, e cila ka pësuar ulje dhe dëmtime që pa u hapur akoma.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:10 në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”. Mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin me iniciale L. F., është përplasur me makinën tip “Audi”, me drejtues shtetasin me iniciale I. P..
Për pasojë, ka ndërruar jetë në spital shtetasi L.F., 60 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI EDHE:
Aksident në autostradën Thumanë-Tiranë, humb jetën 60-vjeçari