Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat–Poliçan, ku një automjet tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Viktima është identifikuar si Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në fshatin “Vodice” të qytetit të Beratit. Mjeti luksoz në të cilin udhëtonin tre të rinj, dyshohet se ka humbur kontrollin në një kthesë të fortë, duke u përmbysur në kanal.
Të plagosur rëndë kanë mbetur dy shtetasit Alban Elezi dhe Gisi Shehu, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.