Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, është arrestuar shtetasi D. D., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë jashtë saj.
Përplasja rezultoi fatale për pasagjerin E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një tjetër pasagjer, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
– arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeg, pasi ditën e djeshme, në autostradën
“Tiranë-Durres”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe per pasoje automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E.
B., 18 vjeç, banues në Durres, si dhe janë demtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjes, te cilét ndodhen ne spital, nen kujdesin e mjekeve