Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si terminali i vjetër.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person me biçikletë.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit me dëmtime të lehta, ndërsa aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.