Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një grua që po udhëtonte me biçikletë.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja ka marrë plagë dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Aktualisht nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa policia pritet të japë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.