Mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz, një automjet tip “Audi” u përmbys në mes të rrugës.
Drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari M. Fusha, u dëmtua gjatë aksidentit dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Pukës, u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës.
Shkaqet e aksidentit po hetohen nga autoritetet.