Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e së dielës, në hyrje të qytetit të Bilishtit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, kur një motomjet i drejtuar nga shtetasi Besim Stena, 67 vjeç, është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi Besart Kyçyku, 25 vjeç.
Përplasja ka qenë fatale për 67-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme procedurale dhe dhënie deklarate mbi rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.