Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në fshatin Rrenas të Belshit.
20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila ishte këmbësore.
E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë mjekimit.
Policia bën me dije se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.


