Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të Urës së Mifolit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur në momentin kur një motor, gjatë tentativës për të parakaluar, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë (trailer).
Për pasojë, janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.