Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit, në Bulevardin Migjeni.
Sipas informacioneve paraprake, një burrë është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte vijat e bardha.
Burme bëjnë me dije se viktima është piktor, i cili është tërhequr rreth katër metra zvarrë pas përplasjes.
Ai raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Traumës, në gjendje kome.