Një grua 49-vjeçare, banuese në Kukës, është aksidentuar mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec – Kukës”.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi G.N., 30 vjeç, drejtues i mjetit, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh.N., 49 vjeçe, këmbësore.
E dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.
Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


