Një aksident rrugor u regjistrua këtë të premte në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në zonën e njohur si Shijan, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një automjet tip Benz në pronësi të Alen Preçit.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe drejtuesit e dy mjeteve. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku mjekët konfirmuan se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.