Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet triçikël, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lushnjës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një manovër e gabuar gjatë një parakalimi ka qenë shkaku i aksidentit.