Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:30 në segmentin Lushnjë–Berat, pranë zonës së Karbunarës. Dy automjete, një Audi me targa AB015 SV dhe një minifurgon, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar një të plagosur dhe dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip Audi ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës, në një moment kur minifurgoni po kryente një parakalim. Përplasja mes mjeteve ka bërë që minifurgoni të dalë nga rruga, ndërsa një person është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e parë.