Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Patos, pranë një karburanti.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të. Të dy janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.