Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fier–Cakran, ku dy automjete, tip “Ford” dhe “Volkswagen”, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e stabilizuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.