Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier‑Patos, në vendin e quajtur “Portëz”.
Një automjet tip Renault, pas përplasjes me një tjetër mjet tip Golf, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit “Renault” ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e makinës nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti zjarrfikës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.


