Një aksident është shënuar në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, ku një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i makinës E.I., dhe bashkëshortja e tij, Xh.I., të cilët po marrin kujdes shëndetësor në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
NJOFTIM
Ersekë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit