Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.
Dy automjete mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për shkak të goditjes, siç shihet edhe nga pamjet, një prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në kanal.
Si pasojë, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


