Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 12:45, në aksin e fshatit Kotë, në zonën e Drashovicës.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Ford, i drejtuar nga shtetasi A. Zh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip Hyundai, i cili ishte i ndaluar në anë të rrugës për shkak të një defekti teknik.
Në brendësi të mjetit të parkuar ndodheshin dy punonjës të bashkisë. T. J., i cili ishte në vendin e shoferit, u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa në vendin e pasagjerit ndodhej R. K.
Të dy të dëmtuarit kanë marrë plagë, por mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.


