Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Laprakës, në kryeqytet, ku janë përfshirë tre automjete: një taksi, një autobus urban dhe një automjet policie.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, ndërsa nuk raportohet për dëme të rënda në njerëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, ndërsa qarkullimi në zonë u rëndua për disa minuta për shkak të përplasjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.