Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Strum–Roskovec.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me një motomjet dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 33-vjeçari me iniciale K. H.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit”, njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


