Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”.
Automjeti i një shtetasi slloven, Klemen Jakiç, ka përplasur për vdekje këmbësoren 68-vjeçare Prende Lulaj.
Slloveni është shoqëruar në polici pas aksidentit, sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


