Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”, ku mjeti “Citroen”i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, motrorit “Yamaha” që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç, raporton gazetarja Shpresa Dine.
Si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, për shkak të traumave të shumta, 27-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës.