LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh zonën e Talës me superstradën Lezhë-Laç. Makina e policisë kufitare, tip “Fuoristradë” është përplasur me mjetin e tip “Mercedes” në vendin e quajtur “Ura e Pelikanit”. Burimet bëjnë me dije se nuk ka patur persona të lënduar vetëm dëme materiale. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




