Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Gjorm, në aksin përgjatë lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët po japin ndihmën e parë për të lënduarit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shkaqet e të cilit mbeten ende të paqarta.


