Aksident i rëndë në Elbasan-Cërrik, makina përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Elbasan-Cërrik, makina përfundon në kanal

Një aksident i rëndë, është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, pranë fshatit Thanë. Një makinë raportohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal në anë të saj.


Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, nga ky aksident nuk ka pasur viktima në njerëz dhe as të plagosur, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.