Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën e re të Portit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një person rreth moshës 55–60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është pjesërisht i kufizuar.


