Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë mengjesin e sotëm.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij.
Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në rrugët e zonave të banuara dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.