Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Qukës, ku përplasja mes mjeteve ka lënë të plagosur katër persona nga e njëjta familje.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur autoambulanca nga spitalet e Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.
Aktualisht, rrethanat dhe shkaku i aksidentit mbeten të paqarta. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprimet procedurale për të sqaruar dinamikën e përplasjes.
Hetimet janë në vijim.