Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Peshkopi–Luzni, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në një prej kthesave të rrugës rurale, ku për shkaqe ende të paqarta, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të përfundojë jashtë rruge.
Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është përgatitur për transport me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bashkëshorti ka marrë lëndime më të lehta dhe po trajtohet në spitalin e Peshkopisë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.