Një aksident i dyfishtë është regjistruar rreth orës 14:05 të ditës së sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me forcë, duke pësuar dëmtime të rënda.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore të specializuar.
Të dy automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht si pasojë e përplasjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Lëvizja në segmentin ku ndodhi ngjarja është përkohësisht e vështirësuar.