Një aksident i rëndë ëhtë shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Laç- Mamurras.
Gazeta Shqiptare mëson se dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.
Si rezultat i përplasjes janë plagosur 4 persona në total. Nga këta, dy të lënduar janë transportuar në Spital Ushtarak në Tiranë, ndërsa 2 të tjerë janë çuar në Siptaliln rajonalk të Lezhës.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.




