Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Viktimat janë një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç, të cilët udhëtonin me furgon.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.