Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.
Një automjet tip benz që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë korsisë së rrugës.
Sipas News 24, për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja i është futur mes për mes makinës në anën e pasagjerit.
Fatmirësisht drejtuesi ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti.